Një person ka qëlluar me armë zjarri mesditën e kësaj të premteje në Bulqizë.

Një person, L.T, ka njoftuar sallën operative se në qytetin e Bulqizës, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime.

Nga kontrolli i territorit, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të japim informacion më të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA