Ditën e sotme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po zhvillon një seancë, ku testohet platforma që do të përdoret për regjistrimin e emigrantëve votues.
Në KQZ po vijon testimi i platformës, për të cilën kreu Ilirjan Celibashi tha se ‘është një mjet që siguron regjistrimin e shqiptarëve në diasporë’.
Celibashi u shpreh se ajo sigurinë dhe përmban standardit më të lartë për sigurimin e të dhënave personale .
Aplikacioni gjendet në forma të ndryshme, së pari nga faqja zyrtare e Komisionit të Zgjedhjeve, por edhe mund të shkarkohet si aplikacion në telefon.
Për sa i përket regjistrimit duhet një numër i saktë telefoni adresë e-maili dhe më pas ndërtohet një pasëord që ka 8 karaktere.
Për ta aktivizuar regjistrimin KQZ, përmes e-mailit apo numrit të telefonit dërgon një kod 6 shifror për ta aktivizuar.
Vlen për tu theksuar që duhet që aplikanti të ketë telefon me kamera sepse regjistron fytyrën dhe kjo është pjesë e procesit.
Pasi të ketë mbarur regjistrimi aplikoni del për tu regjistruar përsëri, pas skanimit të pasaportës apo kartës së identitetit e dokumentet e tjera, autoritetet kanë kohë 3 ditë për të kthyer përgjigje nëse është e vlefshme.
Në momentin që regjistrimi është i suksesshëm ai hiqet nga lista e zgjedhësve dhe e përfshin në listën finale, në atë që do të quhet lista e votuesve të diasporës.
Prej 11 janarit deri në 11 mars do të jetë afati kohor për të kryer aplikimet.
Në adresën e saktë që aplikuesi ka dhënë dhe është verifikuar, do të dërgohet me postë fleta e votitmit e më pas ai do ta kthejë po me postë.
Top Channel