Surpriza e çmimeve Oscar, triumfon aktorja nga Kosova Luana Bajrami me filmin me metrazh të shkurtër
Top Channel Films vjen plot me surpriza këtë fundvit! Këtë here bëhet fjalë për një tjetër film shqiptar, “Legjenda e Bastunit”…
Me Amri Hasanlliu, Ndriçim Xhepa, Amos Muji Zaharia dhe Vasjan Lami, prodhim i Top Channel Films. Jeta e Çeskut ndryshon përgjithmonë kur në Shqipërinë e pasluftës, në pushtet vjen komunizmi, i cili vret e persekuton njerëzit e tij të zemrës. Ama ndjekja e një amaneti mund të jetë e vetmja gjë që e mban Çeskun gjallë, duke i krijuar një dritare shprese në një vend të pashpresë. Për të rigjetur dashurinë e humbur të tij, Sarën.
Mbi këtë fill ngrihen ngjarjet e filmit “Legjenda e Bastunit”, një film nga regjisori Xhoslin Rama dhe me skenar nga Mihal Rama. Thrilleri historik vjen nën interpretimin e Amri Hasanlliu, Amos Muji Zaharia, Ndriçim Xhepa, Vasjan Lami, Ermira Gjata e një kasë aktorësh të rinj.
Tashmë “Legjenda e Bastunit”, do të vijë edhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube. Mos e humbisni, nesër, më 27 Dhjetor, ora 21:00!
Top Channel