Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen në ngarkim të Selim Çekajt.

Ky i fundit u dyshuar për trafikimin e 49 kg kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendit tonë në 1 prill të 2021.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se çështja fillimisht u hetua nga prokuroria e Durrësit dhe më pas kaloi për kompetencë në SPAK.

Pas disa vitesh hetime prokuroria e posaçme nuk gjeti prova për të provuar lidhjen e Selim Çekajt dhe kompanisë së tij ECOALMAX në përfshirjen e trafikut të drogës.

Selim Çekaj është babi i Arbër Çekajt i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë 613 kg. Edhe në konteinerin me banane të porositur nga babi i tij Selim Çekaj u gjet kokainë por që nuk u provua përfshirja e Çekajt në këtë çështje.

SPAK kishte kërkuar edhe më herët pushimin e çështjes por Gjykata e Posaçme e kishte kthyer për të kryer edhe disa veprime të tjera hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA