Tritol me dron në banesën e partneres së “të fortit” të Vlorës, hakmarrje pas atentatit të Hajrullës?!

25/12/2024 21:49

Pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë ku përmes një droni u hodh lëndë plasëse në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. A, bashkëjetuese e Bernard Sinomatit, policia ka referuar dosjen në prokurorinë e kryeqytetit për ta hetuar për shkatërrim prone me eksploziv.

Burime pranë prokurorisë konfirmojnë se janë marrë në pyetje pronarët e banesës që kanë thënë e dhamë me qira shtëpinë përmes një agjencie, bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

“Kontratën e kemi lidhur në korrik 2024 dhe banesën tonë e ka marre me qira një çift. Nuk dimë asgjë për ta dhe nëse kanë apo jo probleme”, ka deklarua ata.

Ndërkohë grupi i hetimit ka kërkuar të marrë dëshminë e shtetases  E.A e cila është nga Korça.

“Jam jashtë Shqipërisë”, ka thënë gruaja, ndërkohë që i është përcjellë kërkesë për të pyetur edhe Bernard Sinomatit në shtëpinë e tij në Vlorë. Ai nuk është përgjigjur ende bënë me dije burimet e sigurta.

Kujtojmë se mes familjeve Sinomati dhe Hajrullës ka një përplasje të vjetër, ndërsa droni në banesë u vendos pas atentatit ndaj Kejvin Hajrullës, djali i xhaxhait të Inez Hajrullës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA