Temperatura relativisht të ulëta! Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për këtë të mërkurë
25/12/2024 07:40
Kjo e mërkurë do të vijojë të jetë me temperatura të ulëta, vijueshmëri e ditëve të kaluara.
Dita do të nisë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh, por më pas do të ketë reshje shiu e dëbore, më të theksuara në zonat malore.
Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar -7 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës maksimalja pritet të arrijnë deri në 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 55 km/h, duke shkaktuar dallgëzim në brigjet detare deri në 4 ballë.
Top Channel