Të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Burime policore bëjnë me dije se pas një konflikti banal mes dy personave, brenda një lokali, njëri prej tyre ka qëlluar disa herë me armë, raporton gazetarja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para hetimore.

Të gjithë personat e pranishëm në lokal dhe dëshmitarë të mundshëm në zonë janë marrë në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërsa është shoqëruar autori.

“Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjendje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër. Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA