Shqipëria është përballur dhe më herët me problemet e ndotjeve nga mbetjet e rrezikshme që kanë sjellë pasoja thuajse katastrofike për qyteza të tëra.
Nga periudha e komunizmit e deri në demokraci ka pasur disa raste të rëndësishme që njihen të cilat janë trajtuar edhe në investigimet e mëhershme të Inside Story.
“Kemi fabrikën e sodës kaustike në Vlorë, e cila të gjitha mbetjet e kohës i depozitonte te pylli i Sodës, e gjithë popullata përreth ka vuajtur. Rasti i Metalurgjikut të Elbasanit, kemi pasur dëmtime neurotike, gjenetike të njeriut. Elbasani ka qenë zona më tepër deformime gjenetike dhe filteritet pikërisht për shkak të jetesës aty. Kemi zonën e Patoz Marinëz, dëmet kanë qenë të mëdha dhe përhershme sidomos me organet e frymëmarrjes. Probleme në mushkëri, por dhe dëme të tjera. Bulqiza kemi arsenikun dhe kadmiumin metalet e rënda, kemi probleme të mëdha të helmimeve të gjata” u shpreh Edmond Stojku, mjek.
Rastet e përmendura nga doktori janë një alarm që situata të tilla të mos përsëriten më. Me kalimin e viteve ka një ndërgjegjësim të shtuar për ruajtjen e mjedisit dhe eliminimin e këtyre rreziqeve të mundshme që vijnë nga ekzistenca dhe mostrajtimi si duhet i mbetjeve të rrezikshme. Kjo dhe për shkak të politikave shtrënguese të Bashkimit Europian, por pavarësisht kësaj duket se shpeshherë paralajmërime të tilla bien në vesh të shurdhër.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F520909287642853%2F&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>
Top Channel