Një ndër kompanitë që duket përsëritëse në gjobat e marra është CCLAB sh.p.k me epiqendër në Elbasan.

Kjo kompani ka si veprimtari shkrirjen dhe përfitimin e aliazheve të metaleve joferrose, përfshirë produktet e rikuperuara, rafinimin dhe derdhjen në fonderi. CCLAB merret dhe me shkrirjen e substancave minerare dhe rikuperimin e mbetjeve të rrezikshme.

AKM ka gjobitur në vitin 2018 këtë kompani që është e pozicionuar në ish-metalurgjikun e Elbasanit me një masë administrative 1 milionë lekë.

Një vit më vonë për të njëjtën shkelje ligjore kjo kompani është përballur sërish me masat ndëshkimore të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndryshimi i vetëm është gjoba që është marrë. Ndryshe nga viti 2018, këtë herë masa e ndëshkimit ishte vetëm 300 000 lekë.

Këto janë masat për të cilat jemi informuar zyrtarisht nga AKM, por ky subjekt është penalizuar sërish në vitin 2024 sipas asaj që mëson Inside Story.

Lënien në fuqi të vendimit përfundimtar të inspektimit, të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndaj subjektit CCLAB sh.p.k për masën administrative gjobë 300 000.

Kompania e ka apeluar gjobën e dhënë nga AKM më datë 12 shtator 2024, por me 16 tetor ka marrë përgjigje përfundimtare se masa qëndron në fuqi. CCLAB është një shoqëri e krijuar në vitin 2017 dhe që prej themelimit të saj deri më tani është hera e 3 që gjobitet në harkun kohor të 7 viteve për mosplotësimin e kritereve ligjore të kërkuara për një veprimtari të tillë.

Inside Story është paraqitur pranë zyrave të këtij biznesi, por nuk kanë pranuar të japin prononcimin e tyre në lidhje me gjobat e marra nga AKM me një frekuencë mjaft të shpeshtë.

Kompanitë e tjera të gjobitura janë Everest, Zodiac, Deliu-05, Rametal, Alliance Resource, Pespa Alumin dhe Lluga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA