Megjithëse kanë kaluar vetëm pak ditë që nga startimi i “Big Brother VIP 4”, banorët kanë nisur tensionet e para me njëri-tjetrin.
Debati mes Olsit, Rozanës dhe Gertës u diskutuan edhe gjatë prime-t të sotëm.
Opinionistët kanë treguar opinionet e tyre në lidhje me këtë situatë brenda shtëpisë, dhe pozicionimin e atyre që nuk janë përfshirë në debate.
Arbër Hajdari: Kam parë që kemi disa banorë që po tentojnë të vetë njihen si lider, kemi nga ata që janë shumë të qetë, mendoj për të dhënë një krahasim ka nisur në formën e një merkatoje. Po provokojnë njëri tjetrin dhe po nxjerrin konkluzione kë mund të afro ose jo, njëkohësisht kemi edhe stola rezervë.
Neda Balluku: Mendoj që është një shtëpi me karaktere të jashtëzakonshme. Ajo që tha Olsi që ka karaktere që ende nuk e dinë se ku ndodhen, mendoj që thjesht duan të pozicionohen dhe nuk bëjnë kompromise. Brenda shtëpisë po bëhet merkato, ka elektronë të lirë që nuk duan të jenë në anën e asnjërit.
Top Channel