Fondacioni Dritan Hoxha në bashkëpunim me Top Channel, tashmë në një traditë që vijon prej disa vitesh, dhuroi pako ushqimore për dhjetëra familje në disa qytete të vendit, të cilat jetojnë në varfëri.
Këtë vit nismës për t’iu ardhur në ndihmë familjeve shqiptare që jetojnë në një realitet të dhimbshëm, i është bashkuar dhe fondacioni Denis Preka.
Kësaj familje në zonën e Kënetës në Durrës, nuk u mungon pozitiviteti dhe buzëqeshja, ndonëse fati e deshi që të jetojnë në një varfëri ekstreme. Dhimbja gjatë viteve ka qenë e madhe, djali 16 vjeç, nuk ka mundur as të flas e as të ecë kurrë.
Fondacioni Dritan Hoxha e vijoi rrugëtimin e nisur drejt atyre që kanë më shumë nevojë në këtë prag krishtlindjesh, duke iu dhënë mundësinë që dhe ata të gëzojnë sado pak për festa.
Për të moshuarit që janë pjesë e qendrës komunitare multidisiplinare në kryeqytet, u organizua një festë, ku krahas momente të bukura së bashku, u dhuruan edhe pako ushqimore.
Fondacioni Dritan Hoxha së bashku me Top Channel sollën dritë e shpresë në këtë periudhë festash për disa familje por kushdo prej nesh që ka mundësi le të zgjasë dorën për ti dhënë gëzim këtë fundvit çdokujt që është në nevojë.
Top Channel