“Mosbindja civile ka frikësuar deri në palcë”, Berisha pas protestës së djeshme: Narkopolicë me uniformë bënë Gjekmarkajn për spital  

24/12/2024 13:22

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat një ditë pas protestës së mbajtur në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij ai deklaroi se mosbindja civile ka frikësuar deri në palcë shtetin dhe kreun e qeverisë. Berisha u ndal edhe te incidenti me deputetin e PD dhe nënkryetarin e Kuvendit Agron Gjekmarkaj.

“Narkoshteti mbrëmë përdori narkopolicinë me uniformë për të goditur deputetin, nënkryetarin e parlamentit dhe nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj, duke e bërë atë për spital. Për të tërhequr zvarrë protestues paqësorë që po zhvillonin revoltën e tyre të paralajmëruar. Narkoshteti mbrëmë, i tmerruar, lëshoi nëpër studio altoparlantët dhe papagajtë e tij, opozitarët e opozitës për të deklaruar në panik se mosbindja civile nuk pati rezultate”, tha Berisha.

“Por në fakt, prej këtyre mosbindjeve civile që ne kemi zhvilluar periodikisht, prej aksionit të parlamentit që kemi bërë gjatë vitit, prej protestave të përjavshme tek bashkia e Tiranës, prej qëndresës në 333 ditë në Rrugën e Shpresës, demokratet dhe demokratët kanë realizuar para Shqipërisë dhe shqiptarëve të pamundshmen dhe kjo ka terrorizuar, ka tmerruar qeverinë dhe opozitarët e opozitës”, deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA