Gjermani, “plas” urrejtja ndaj emigrantëve! Sulme në mbarë vendin, duan dëbime masive

24/12/2024 12:18

Edhe pse motivi i autorit të sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg nuk është zbardhur ende, që prej episodit të rëndë, ekstremistët e djathtë në Gjermani kanë nisur të përhapin masivisht një gjuhë urrejtjeje kundër emigrantëve.

Qendra për parandalimin e dhunës Salam në Saksoni-Anhalt thotë se kurrë më parë nuk ka pasur një atmosferë kaq armiqësore dhe kërcënuese, teksa vihet re një rritje e ndjeshme e incidenteve kundër njerëzve të perceptuar si të huaj nga ekstremistët e djathtë.

Emigrantë të supozuar quhen në rrugë terroristë, kriminelë dhe llum, disa prej tyre shtyhen dhe pështyhen, thuhet në raportin e Salam. Kërcënimi ka arritur deri aty sa komunitetet migrantë po paralajmërojnë njëri-tjetrin përmes grupeve në WhatsApp dhe Facebook, duke këshilluar njerëzit të shmangin daljen në publik.

Që pas sulmit të së premtes së kaluar, partitë, organizatat dhe individët neonazistë në vend po mobilizohen në mbarë vendin. Ata kërkojnë dëbimin masiv të njerëzve nga Gjermania. Në një demonstratë të ekstremit të djathtë në Magdeburg të dielën, 22 dhjetor 2024, u mblodhën qindra neonazistë. Gjatë protestës pati edhe sulme ndaj gazetarëve. Njëri nga folësit në aktivitet ishte Thorsten Heise, një funksionar neonazist me precedentë penalë.

Ai kishte tentuar më parë të përplaste një refugjat me makinën e tij. Video nga aktiviteti treguan sesi Heisen duke i nxitur pjesëmarrësit të infiltrojnë organizata, zjarrfikëse dhe autoritete. Gazetarët raportojnë se pjesëmarrësit thërrisnin Gjermani, zgjohu, një parullë e nazistëve të Hitlerit, përdorimi is ë cilës është i ndaluar me ligj në Gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA