Ekskluzive/ “E kam kërkuar, i kam shkruar pa fund”, Pirro Çako rrëfen miqësinë me Parashqevi Simakun: E ftoj të bëjmë një këngë përsëri bashkë

24/12/2024 21:08

Këngëtari Pirro Çako rrëfeu ekskluzivisht për Top Channel bashkëpunimin me Parashqevi Simakun në vitin 1988 për këngën “E duam lumturinë”.

Atë kohë kur kur Çako, ende në hapat e parë të karrierës, guxoi të kërkonte bashkëpunim me artisten më të dashur të momentit për këngën “E duam lumturinë”.

Kënga pati një rrugë të shpejtë dhe të pashmangshme drejt suksesit dhe në festivalin e 27-të të Këngës mori çmimin e parë.

Pas suksesit të arritur në atë vit, ai u shpreh për gazetaren e Top Channel, Sara Hila se sërish ka tentuar ta kontaktojë këngëtaren, por pa sukses.

Tashmë që ajo është gjetur, Çako kërkoi publikisht një bashkëpunim me artisten, disa dekada më pas.

Pirro Çako: Jam përpjekur gjithmonë ta kontaktoj Parashqevinë. I kam shkruar, kam kërkuar. Kisha dëshirë të rrija me të, të diskutonim, që pas shumë vitesh të kujtonim të kaluarën. Por nuk e pata këtë mundësi sepse nuk m’u përgjigj asnjëherë. U gëzova shumë që ajo u rishfaq dhe shpresoj që tani gjërat të shkojnë mirë për të. Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë, të bënim diçka bashkë nëse ajo do të vendosë vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA