“Do nisim një bebe brenda në shtëpi”, një çift hyn në Big Brother VIP 4, deklarata e fortë
24/12/2024 21:42
Briseida dhe Jori janë çifti i parë që hyjnë në Big Brother VIP 4.
Gjatë klipit prezantues mes batutave, ato lanë të hapur mundësinë e të bërit prindër brenda shtëpisë.
Briseida: Se mos flen me çupat e tjera atje, mund ta nisim para kohe bebin?
Jori: Pse jo dhe diçka ndryshe në Big Brother që të nisim një bebe të dytë.
Ata nuk do të rrinë në shtëpinë kryesore, por në një shtëpi paralele.
Shtëpia quhet “Shtëpia e Borëbardhës dhe 7 xhuxhave”, e frymëzuar nga përralla e vëllezërve Grim.
Në të do qëndrojnë personazhe jo publikë, që do duhet të fitojnë të drejtën për t’iu bashkuar personazheve të tjerë.
Ata do zgjedhin “Borëbardhën” e tyre, që do jetë një nga personazhet Vip, djalë apo vajzë.
Top Channel