“Ooo kush je ti që më prek mua me dorë”, protestuesja i ulëret policit në tubimin e opozitës
23/12/2024 19:17
Një protestuese është përplasur me njërin prej policëve në tubimin e opozitës.
“Ooo kush je ti që më prek mua me dorë, më shtyu tek makina”, i ka thënë ajo.
Tensionet vijojnë në pesë akset e bllokuara në Tiranë, pas protestës së organizuar nga opozita.
Pesë akset kryesore të Tiranës u bllokuan për rreth tre orë, pas tubimit të organizuar nga opozita.
Kjo shkaktoi irritim nga qytetarët të cilët po udhëtonin në këto akse. Policia tentoi disa herë të lironte rrugët, por pa sukses.
Tensionet dhe përplasjet më të mëdha ishin në sheshin Wilson dhe Pallatin dhe Shigjeta.
Top Channel