Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje.
Shkak për këtë, sipas mediave në Prishtinë, janë bërë thirrjet nacionaliste të kryetarit të kësaj force politike, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.
Që në fillim, dy anëtaret e lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kishin shprehur kundërshtimin për certifikimin e këtij subjekti politik. Kurteshi solli në vëmendje përfshirjen e kësaj liste në aktivitete të dyshimta, duke përmendur edhe lidhjet me sulmin terrorist në Banjskë dhe së fundmi në Ibër Lepenc, ndërsa Krasniqi kërkoi veprime nga Prokuroria e Shtetit.
Edhe anëtarë te tjerë që nga radhët e opozitës kanë shprehur shqetësimet e tyre, ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Arianit Elshani, kujtoi se verifikimi i listave të kandidatëve ka kaluar nëpër disa institucione dhe asnjë prej tyre nuk ka dhënë ndonjë vërejtje.
Top Channel