Për herë të parë ngrihet një komision vlerësimi për shëndetin publik në Shqipëri bazuar në një rregullore ndërkombëtare të shëndetit.
Për sistemin shëndetësor ky është ushtrimi më i rëndësishëm në vend i krahasueshëm me integrimin europian.
Pas pandemisë se Covid 19 është rritur përgjegjshmëria dhe interesi i vendeve anëtarë të OBSh për të pasur sisteme shëndetësor të pajisura me të gjithë instrumentet për te përballuar çdo emergjencë apo krizë shëndetësore.
Eskpertë të fushës po edhe te gjithë drejtuesit institucioneve të rëndësishme në shëndetësi kanë diskutuar çfarë duhet bërë që Shqipëria të jetë e gatshme si vendet e tjera për çdo emergjence shëndetësore.
Në fund do përgatitet një raport me mangësitë e identifikuara të sistemit për te drejtuar Ministrisë së Shëndetësie me qellim përgatitjen për çdo emergjencë shëndetësore.
Top Channel