“Perëndia u shfaq në mish”, mesazhi i Kryepeshkopit Janullatos në prag Krishtlindje: S’ka gjë më të bukur sesa të duash

22/12/2024 11:47

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka uruar besimtarët në prag të Krishtlindjeve.

Anastasi, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, e nis mesazhin me fjalët “Perëndia u shfaq në mish”.

“Krishtlindja na zbulon dy faza të Planit Hyjnor: Së pari, ardhjen e Birit dhe Fjalës së Perëndisë në historinë e njerëzimit; së dyti, qëllimin e ardhjes, që është hyjnizimi i njeriut sipas hirit. Gjithashtu, na zbulon se rruga e dashurisë është e vetmja mënyrë për ta bërë të mundur këtë qëllim. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk krekoset, nuk mburret, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitimin e saj, nuk mendon të ligën, nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Ajo që i jep vlerë çdo njeriu nuk është prejardhja, raca, njohuritë apo aftësitë e tij, por fakti që është njeri. Në epokën tonë të ashpër dhe të veçantë, ku në shumë zona vërshon furishëm urrejtja dhe dhuna, ne të krishterët, që i qëndrojmë besnik atij që u shfaq në mish, Princit të paqes, le të bëjmë gjithnjë qëndresë, me tërë forcat tona shpirtërore dhe trupore, kudo dhe me aq sa mundemi. Vëllezërit e mi, po jua rikujtoj: S’ka gjë më të bukur sesa të duash, edhe sikur të lodhesh, sado që të vuash. ‘Perëndia është dashuri. Ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të’. Krishtlindje të Bekuara! Me paqe dhe shpresë qoftë Viti i Ri 2025”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA