Ai hyri në ring i veshur si Babagjyshi i keq, por Tyson Fury pësoi goditje të rëndë këtë sezoni nga boksieri më i mirë në planet.
Oleksandr Usyk përfundoi derbin e tij rrënues të shpresave të peshave të rënda me britanikun, duke triumfuar për herë të dytë përballë Gypsy King, ashtu siç kishte bërë me Anthony Joshuan.
Në orët e vogla të një nate arabe, shpresat e 36-vjeçarit Fury për t’i hequr titujt WBA, WBC dhe WBO të Usyk morën fund.
Mjekra e Furyt kishte shkaktuar polemika para ndeshjes, por atij i mungonte mprehtësia brenda dhe jashtë ringut pasi rekordi i përsosur i Usyk mbeti i paprekur.
Një duel i luftuar deri në raundin e fundit mes ukrainasit dhe britanikut, me këtë të fundit që u mposht me vetm 6 pikë diferencë (118-112) pas 12 raundesh.
Top Channel