“Do jetë aventurë e bukur”, kush është Aldo Marku, banori i radhës i BBV 4: Njerëzit do frymëzohen nga historitë e mija

22/12/2024 00:25

Aldo Marku është banori i radhës që iu bashkua shtëpisë më të famshme të Shqipërisë. 35-vjeçari, regjisor filmash, tha se kjo pjesëmarrje do jetë një mundësi që të dalë nga zona e tij e komfortit, teksa e pret si aventurë.

“Arsyeja pse po marr pjesë është sepse e shoh si një mundësi për të dalë nga zona ime e komfortit, do jetë një aventurë e bukur. Një mundësi për biseda dhe debate të thella. Nga historitë e mija njerëzit mund të frymëzojë për këtë që, pas çdo ulje ka një ngritje. Big Brother më ka pëlqyer gjithmonë si një format. Dua ta shijoj sepse në fund të fundit nga kjo botë do marrim vetëm kujtime.”– tha ai.

Aldo Marku, 35 vjeç, regjisor filmash. Regjisori i “Aventurieret” dhe “Policë për kokë”. Është në proces divorci dhe ka një vajzë 3 vjeç. Do të marrë pjesë në Big Brother për të rritur mundësitë e tij në prodhimet kinematografike. I pëlqen të analizojë situatat me gjakftohtësi, por është dhe impulsiv. Ka kaluar për disa muaj një periudhë shumë të vështirë prej depresionit, deri sa vendosi që ose do ia dilte ta superonte ose do e linte atë gjendje ta vinte poshtë. Dhe thotë që është shumë krenar sepse ia ka dalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA