Historiani, shkrimtari dhe politikani Uran Butka prezantoi në Durrës librin e tij “Polemika”, një botim që përmbledh debate mbi çështje të nxehta historike të Shqipërisë, si lufta, diktatura komuniste dhe proceset demokratike.
Libri synon rishikimin e historisë përtej ndikimeve politike, duke ndriçuar figura dhe ngjarje të shtrembëruara.
Në aktivitet morën pjesë shkrimtarë, studiues dhe lexues durrsakë. Diskutimeve mbi librin dhe historinë iu shtuan edhe disa momente poetike.
Butka përmendi sfida aktuale, si marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe ndikimin e historiografisë komuniste ende në trajtimet e sotme dhe theksoi domosdoshmërinë e një qasjeje shkencore ndaj historisë.
“Polemika” është mirëpritur nga lexuesit dhe studiuesit, ndërsa autori nuk do të ndalet këtu.
Historiani Uran Butka vijon misionin e tij për t’u përballur me të vërtetën historike dhe hedhur dritë mbi faktet e manipuluara që ende ndajnë shoqërinë shqiptare.
Top Channel