Valbona Mhilli ishte banorja e radhës që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo është gazetare dhe moderatore, e cila në fakt është bërë virale për një lapsus.
“Na shkoftë mbarë. Unë jam Valbona, jam 33 vjeç, gazetare moderatore dhe vajzë pukjane. Prej shumë vitesh drejtoja një emision mëngjesi, deri sa ndodhi hataja. Ka qenë një lapsus një mëngjes, që i prishi të gjitha. Bën 100 të mira, po të tjerët mbajnë mend vetëm atë që ndodhi. Për të gjithë ata që më njohin me lapsus pa lapsus, e qetë dhe gazmore. Për ata që nuk më njohin, jam një vajë komisari, unë erdha. Jam singel, por unë nuk besoj tek dashuria, nuk do krijoj një marrëdhënie brenda kësaj loje.
Babai im tani do ishte shumë i lumtur, e mbaj gjithmonë me vete, kam një varëse me emrin babi dhe i them që ëndrra jonë vazhdon kështu që rri i qetë.”– tha ajo.
Top Channel