Kurti, qeverisje “me duar jo dhe aq të pastra”? REL: Janë shtuar rastet e korrupsionit!

21/12/2024 15:11

Luftë ndaj korrupsionit dhe udhëheqja me duar të pastra ishin një prej zotimeve kryesore të qeverisë Kurti, megjithatë, në fund të mandatit të saj 4-vjeçar, thotë Radio Europa e Lirë, realiteti nuk është dhe aq frymëzues.

Vetë kryeministri Albin Kurti u ftua këtë muaj nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar në një rast korrupsioni. Ai nuk shkoi, por e ftoi prokurorinë të shkonte tek ai.

Çështja lidhet me rezervat shtetërore, në të cilin është direkt e përfshirë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Me hetime apo procedura gjyqësore përballen edhe zyrtarë të tjerë. Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, APK, thonë se rastet e sinjalizimeve të korrupsionit ose shpërdorimit të detyrës zyrtare rritje këtë vit krahasuar me një vit më parë.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-së lidhur me luftën e saj kundër korrupsionit. Por ndërkohë, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit Yll Buleshkaj sqaron se gjatë 2024-tës janë raportuar dhjetëra raste të sinjalizimit nga jashtë për korrupsion të mundshëm apo shpërdorim detyre. Sipas tij, APK-ja ka shqyrtuar 98 raste të mosdeklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë këtë vit dhe ka vendosur 96 gjoba.

As Prokuroria e Shtetit dhe as Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk iu përgjigjën pyetjeve për numrin e rasteve të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, të proceduara nga këto institucione të drejtësisë gjatë katër vjetëve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA