Banore e “Big Brother Vip 4”, Egli Tako: Dua të më njohin vërtet kush jam
21/12/2024 21:20
Shtëpia e re e “Big Brother Vip” ka pritur sot banoren e saj të re. E para që hapi derën e artë ishte Egli Tako, e cila synon që t’i japë publikut mundësinë ta njohë ashtu siç ajo është në të vërtetë, nga të gjitha anët.
Egli ka mbaruar shkollën për regji teatri dhe kanto, tani është edhe fitness coach. Ajo ka pasur një periudhë shumë të vështirë 2 vitet e fundit, pasi ka vuajtur nga depresioni dhe gjeti “shërim” falë palestrës.
Dëshiron të futet në “Big Brother Vip” që njerëzit mos ta njohin vetëm si Egli që përflitej në titujt e portaleve për lidhjen e saj, por të njohin Eglin e vërtetë.
Top Channel