Agron Gjekmarkaj takohet me qytetarët e Lezhës: Ky është dimri i fundit i keq për shqiptarët

21/12/2024 19:59

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh dhe drejtues i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ishte këtë të shtunë në një takim me qytetarët e këtij qyteti.

Në një reagim në Facebook, ai ka ndarë disa foto nga takimi, ndërsa shprehet besimplotë se PS do të rikthehet në qeverisje.

Reagimi i plotë:

Takim festiv me demokratë e qytetarë të Lezhës

Në këtë mbrëmje që na ka bërë kaq shumë së bashku, ju përcjell  urimet e mija më të përzemërta ,Ju dhe familjeve Tuaja për gjithë kontributin, mundin dhe sfidat ndaj kauzave të PD. Njëkohësisht një përshendetje të veçantë keni nga Kryetari i PDSH-së Prof.Dr. Sali Berisha, i cili iu shpreh gjithë respektin për të gjithë atë që keni bërë në emër të opozitës.

Ne kemi kaluar rrugë të mundimshme dhe përvoja të vështira por falë qëndresës, përkushtimit dhe guximit kemi arritur hapa suksesi në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.

Ne nuk jemi dorëzuar, dhe siç jemi sonte në këtë mbrëmje festive, kështu po të bashkuar do të sjellim festën e madhe të Shqipërisë, fitores së pranverës së ardhshme duke votuar PD, partinë e sukseseve të mëdha.

Ky është dimri i fundit i keq per shqiptaret dhe stina e fundit politike  per Edi Ramën  dhe oborrtaret  e tij që nuk i bënë një të mirë Lezhës në 12 vjet. Përkundrazi, zhbënë shumëçka, arsimin, bujqësinë, shendetësinë, ekonominë dhe më të keqen, detyruan të emigrojnë qindra mijëra shqiptarë. A ngjajme ne me banden e Rilindjes? Joooo në asgjë , jemi krejt të ndryshem ne jemi Partia që të mundurat i bën të mundura ! Ne kemi me vete shumicen e qytetarve !

Ndaj, kjo mbrëmje urimi lë të jetë oguri i nisjes së një punë të madhe të përbashkët për kthimin e besës, shpresës dhe ndryshimit. Është rradha jonë !

Zoti i bekoftë demokratët e Lezhës, shqiptarët, Shqipërinë dhe të ardhmen e saj!

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA