Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët, si do të ndahen kategoritë përfituese

20/12/2024 17:16

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.

Bonusi i pranverës do të jetë 100 euro për ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 50 euro për të gjithë ata që vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë.

Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta.

Do të shpërndajmë 2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël.

Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.
Nga ana tjetër do të vëmë në jetë premtimin për garantimin e bonusit të Pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej 6.3 miliardë lekësh.

Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë .

Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë lekë do të mbështesim fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë“-thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA