Ditët e Paulo Fonsecës në drejtim të Milanit duket se janë të numëruara, me fatin e teknikut portugez që do të vendoset në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Veronës.
Rezultatet e fundit kanë qenë zhgënjyese për 51-vjeçarin, me Milanin që ndodhet shumë larg zonës Champions në Itali.
Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit kuqezi, drejtuesit e “Djallit” kanë nisur menjëherë kontaktet me trajnerin nga Livorno, Massimiliano Allegri.
57-vjeçari italian, i cili ka drejtuar Milanin për katër vite në periudhën 2010-2014 duket se është opsioni kryesor për të zëvendësuar Fonsecën.
Allegri është pa skuadër qëkur është shkarkuar nga drejtimi i Juventusit në fund të sezonit të kaluar dhe një rikthim te Milani duket më i besueshëm se kurrë në këto momente.
Ibrahimovic ka dhe disa “asa nën mëng” nëse negociatat me Allegrin bien. Emrat e tjerë që mendohen për t’u ulur në stolin e kuqezinjve janë dhe ata të Xavi Hernandez dhe Roberto Mancini.
Top Channel