Kuvendi ka votuar sot anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje të marra nga qytetarët prej vitit 2014.
Pas një seance maratonë që nisi në orën 10 të mëngjesit dhe u mbyll rreth orës 12 pas mesnate, shumica dhe opozita bashkuan votat mes tyre për votimin në parim të draftit të ardhur nga qeveria. Megjithatë gjatë procesit të votimit, shumica nuk pranoi disa amendamente të Partisë Demokratike, për faljen e detyrimeve të energjisë elektrike dhe ujit.
“Projektligji nuk është amnisti, nuk është falje. Propozimi që bëhët bie ndesh me projektligjin, bëhet fjalë për faljen e energjisë elektrike dhe ujin. Mund të shqyrtohet si propozim, por jo në këtë projektligj”, u shpreh deputeti socialist, Erjon Braçe. Vota kundër e PS-së për dy amendamentet e demokratëve, bëri që këta të fundit të mos merrnin pjesë në votimin në tërësi të draftit, i cili u kalua me 73 votat e shumicës.
Votimet në Kuvend
Akti normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar- 79 pro; 1 abstenim 0 kundër
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar”” – 72 pro; 0 abstenim; 8 kundër
Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”- 81 pro; o abstenim; 0 kundër
Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017”- 80 pro; 0 abstenim; 0 kundër
Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”- 73 pro; 1 abstenim (Bujar Leskaj); 0 kundër
Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”- 74 pro; 6 abstenim; 0 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar””, i ndryshuar- 74 pro; 0 kundër; 6 abstenim
Projektligji “Për anulimin e masave administrative”- (në parim) 81 pro; 0 abstenim; 0 kundër. Vota pro nga opozita: Leskaj; Hoti; Vokshi; Tabaku; Sula; Dhori
(në tërësi) 73 pro; 0 kundër; 0 abstenim
Propozimi i PD: 7 pro; 1 abstenim; 73 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar- 71 pro; 2 abstenim; 8 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”- 73 pro; 0 abstenim; 6 kundër
Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar- 72 pro; 0 abstenim; 0 kundër
Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët”- 2 pro; 4 abstenim; 67 kundër (PS)
Top Channel