Zemërim në Amsterdam për panelet ‘e shëmtuara’ diellore mbi kanalet historike të qytetit (fotot)

19/12/2024 19:31

Ndërtesat përgjatë kanaleve ujore me famë botërore të Amsterdamit do të lejohen së shpejti të vendosin panele diellore në fasadat e çatitë e tyre, megjithë zemërimin e banorëve dhe mbrojtësve të trashëgimisë, të cilët thonë se do të shëmtojnë qytetin.

Shtëpitë historike të kryeqytetit datojnë prej shekullit të 16-të ose 18-të por zyrtarët thonë se “kanë izolim të dobët dhe konsumojnë shumë energji”.

Prej vitit 2025, bashkia e Amsterdam ka lejuar panelet në çatitë e ndërtesave rezidenciale  edhe në zonat e mbrojtura por aktivistë të trashëgimisë së qytetit si Karel Loeff thotë se ndryshime të tilla janë të dëmshme.

Duke folur nga kanali qendror Grachtengordel i shpallur pjesë e trashëgimisë botërore, ai tha për rrjetin AFP:

“Politikat e qëndrueshmërisë mund të jenë të rëndësishme por panelet diellore janë të shëmtuara dhe nuk duhet të lejohen në çatitë e ndërtesave aq më pak të dukshme nga kanali sepse ato verbojnë pamjen e fasadave të mrekullueshme të shekullit të 18-të”.

Qeveria e re e djathtë holandeze do të bëjë së shpejti propozimet që pritet të prekin 10 000 ndërtesa në qytet, tha për AFP, Alexander Scholtes, zv. kryebashkiaku i Partisë së Gjelbër.

Por megjithë justifikimet e politikanëve Loeff thotë se komuniteti nuk do të pranojë shëmtimin e qytetit dhe kjo do të shkaktojë  “kaos”.

Një tjetër grup i mbrojtjes së tashëjgimisë ‘Friends of Amsterdam City Center’, tha se instalimi paneleve diellore në pamje të plotë “dëmton rëndë zonën e mbrojtur urbane”. /AFP/

FOTO GALERI
3/5
Një tjetër grup i mbrojtjes së tashëjgimisë ‘Friends of Amsterdam City Center’, tha se instalimi paneleve diellore në pamje të plotë "dëmton rëndë zonën e mbrojtur urbane”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA