Ishin hedhur në gjyq nga Trump, gjykata federale pushon çështjet ndaj dy kritikëve të presidentit, prokurorja përgjegjëse ishte emëruar në mënyrë të jashtëligjshme
Ndërtesat përgjatë kanaleve ujore me famë botërore të Amsterdamit do të lejohen së shpejti të vendosin panele diellore në fasadat e çatitë e tyre, megjithë zemërimin e banorëve dhe mbrojtësve të trashëgimisë, të cilët thonë se do të shëmtojnë qytetin.
Shtëpitë historike të kryeqytetit datojnë prej shekullit të 16-të ose 18-të por zyrtarët thonë se “kanë izolim të dobët dhe konsumojnë shumë energji”.
Prej vitit 2025, bashkia e Amsterdam ka lejuar panelet në çatitë e ndërtesave rezidenciale edhe në zonat e mbrojtura por aktivistë të trashëgimisë së qytetit si Karel Loeff thotë se ndryshime të tilla janë të dëmshme.
Duke folur nga kanali qendror Grachtengordel i shpallur pjesë e trashëgimisë botërore, ai tha për rrjetin AFP:
“Politikat e qëndrueshmërisë mund të jenë të rëndësishme por panelet diellore janë të shëmtuara dhe nuk duhet të lejohen në çatitë e ndërtesave aq më pak të dukshme nga kanali sepse ato verbojnë pamjen e fasadave të mrekullueshme të shekullit të 18-të”.
Qeveria e re e djathtë holandeze do të bëjë së shpejti propozimet që pritet të prekin 10 000 ndërtesa në qytet, tha për AFP, Alexander Scholtes, zv. kryebashkiaku i Partisë së Gjelbër.
Por megjithë justifikimet e politikanëve Loeff thotë se komuniteti nuk do të pranojë shëmtimin e qytetit dhe kjo do të shkaktojë “kaos”.
Një tjetër grup i mbrojtjes së tashëjgimisë ‘Friends of Amsterdam City Center’, tha se instalimi paneleve diellore në pamje të plotë “dëmton rëndë zonën e mbrojtur urbane”. /AFP/
Top Channel