“Sfida e Kodimit”, 200 nxënës nga shkollat e veriut të vendit në garë për projektin më të mirë teknologjik, shpallet fituesi

19/12/2024 19:20

Në qytetin e Bulqizës u mbajt ndalesa e fundit e “Sfidës së Kodimit”, një aktivitet që ka shënuar një hap të madh drejt inovacionit dhe përfshirjes teknologjike në shkollat e Shqipërisë së Veriut.

Kjo garën e zhvilluar në muajin Dhjetor, ka përfshirë 8 qytete të Veriut me pjesëmarrjen e mbi 2000 nxënësve të 105 shkolla me prezantimin e mbi 105 projekteve inovative të realizuar nga nxënësit e Klubeve të Kodimit, të ngritura në kuadër të programit Rrugë Alternative.

Nxënësit së bashku me mësuesit e tyre, prezantuan projektet e tyre që adresonin sfida lokale përmes zgjidhjeve teknologjike të realizuara me microbit, raporton gazetari i Top Channel Dëfrim Karaj.

Nxënësit nën kujdesin e mësueseve janë aftësuar teknologjikisht për më shumë se 6 muaj në kuadër të Klubeve të Kodimit duke zhvilluar aftësi kreative për të gjetur zgjidhje për sfida komunitare.

Kryetarja e Bashkisë së Bulqizës Festime Mjeshtri deklaroi në fjalën e sa se të gjitha projektet e tyre janë shembuj frymëzimi dhe dëshmi e potencialit të madh që këta të rinj kanë për të ndikuar pozitivish në komunitetet tona…..

Pas një gare të ngushtë Shkolla “Ibrahim Daci” u shpall fituese me projektin më të mirë.

Sfida e Kodimit është një dëshmi e fuqisë së teknologjisë për të frymëzuar të rinjtë dhe për të sjellë zgjidhje inovative për sfidat lokale dhe çështje komunitare.

Programi “Rrugë Alternative”, i zbatuar nga British Council Albania dhe i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, po krijon hapësira të reja për të rinjtë në Shqipërinë e Veriut, duke u dhënë mundësitë dhe aftësitë teknologjike për të kontribuar në komunitetet ku ata jetojnë.

Bulqiza ka mbyllur me sukses këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që ka lidhur kreativitetin dhe teknologjinë. Nga këta të rinj, pritet shumë, dhe sot ata treguan se janë të gatshëm të ndërtojnë një të ardhmen më të mirë për të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA