19/12 18:43
Është publikuar përditësimi i fundit i renditjes së FIFA-s për vitin 2024 për përfaqësueset e futbollit në të gjithë globin.
Shqipëria e mbyll vitin në vendin e 65-të, i njëjti pozicion ku ishte një muaj më parë. Sa i përket Kosovës, përfaqësuesja Dardane ka fituar dy pozicione, duke u ngjitur në vendin e 99-të. Pra ekipi i drejtuar nga Franco Foda tashmë është mes 100 kombëtareve më të mira të Botës
Ndërkohë në lidhje me kryesueset e këtij klasifikimi në top 10-tshe gjërat pak kanë ndryshuar, në krye është Argjentina, kampione bote në fuqi, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili. Hyn në top-10 Gjermania ndërkohë që del jashtë saj Kolumbia.
Top Channel