Poezi nga Alfred Lela, promovimi i librit të publicistit me krijime të disa viteve

19/12/2024 19:59

Solo, libri me poezi i publicistit Alfred Lela, që simbolizon vetminë e mendimit dhe përballjen me fëmijën brenda autorit, u promovua në një takim mes miqve dhe kolegëve. Diskutimin për poezinë, Lela e krahasoi me një tubim politik.

“Poezia dhe politika janë shumë të lidhura. Çdo libër është një akt mosbindje civile. Kushdo qoftë autori, është përpjekja e një individi për t’i thënë shoqërisë këto janë limitet dhe këto janë qëndrimet e mia përballë teje, por sidomos përballë pushtetit”, tha Lela.

Lela përdor një shqipe të pastër që është për t’u vlerësuar, u shpreh Koloreto Cukali.

“Sa herë që gjej njerëz që shqipen e përpunojnë në mënyrë të fisme. Për mua është emocionuese kur gjej poetikën në një libër. Duke lexuar, ti nuk lexon vetëm atë që ka lexuar Fredi, ti sheh atë që ka parë Fredi. Të merr me vete në një udhëtim”, tha ai.

Poezitë në këtë libër janë krijime të realizuara ndër vite nga autori, që tani është i vendosur të mos i largohet letërsisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA