Ngjarje e rëndë në parlamentin e Abkhazi, vritet me armë zjarri një politikan dhe plagoset një tjetër, autor i dyshuar një deputet

19/12/2024 17:57

Një ligjvënës në Abkhazi, një rajon i shkëputur gjeorgjian i mbështetur nga Rusia, u qëllua për vdekje në ndërtesën e parlamentit, tha shërbimi për shtyp i presidencës së rajonit.

Ligjvënësi Vakhtang Golandzia vdiq nga plagët e marra në të shtënat në ndërtesën e parlamentit, tha zyra e shtypit në një postim në Telegram. Një tjetër deputet mbeti i plagosur në krah.

Agjencia shtetërore e lajmeve Abkhaziane Apsnypress tha se ministria e brendshme kishte identifikuar një ligjvënës tjetër, Adgur Kharazia, si të dyshuar për të shtënat, dhe se ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA