Aktori Herjon Mustafaraj ka rrëfyer për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, detajet nga takimi me Parashqevi Simakun në stacionin e trenit.

Ai u shpreh se ikona  muzikës mori hapin e vështirë të karrierës, atë të largimit nga Shqipëria.

Ndër të tjera ai vazhdimisht vuri në dukje talentin muzikor të Parashqevi Simakut, i cili sipas Mustafarajt është i pakufi.

Opinioni shqiptar duhej të ishte shqetësuar këtu e para 20 vitesh. Jemi 20 vite me vonesë. Kjo nuk është humbja e Parashqevisë, por humbja jonë. Parashqevia është një figurë që ka zgjuar ëndrrat në çdo klasë, talent i lindur që atë e dinë të gjithë. Nuk ka shkuar në një shkollë për këngë. Parashqevia nuk kishte kufij në artin e saj, ajo shëndriti në këngë.

Ne e humbëm Parashqevinë, atë që e kërkojmë tani dhe qajmë. Ne kemi humbur 20 vite më parë, ne kemi humbur aktivitetin e saj. Do të ishte një mrekulli që të kishim këngët shqiptare. Parashqevia çau një rrugë që askush nuk do ta bënte. Në vitet ’90, ku ne iknim për të shpëtuar, ajo vazhdoi një ëndërr të saj.

Gjithë e denim që ajo ra në një hall të saj dhe mjaftoheshin me idenë që obobo ja si përfundoi ajo. Ne të gjithë, se unë e kam vënë re, bëhemi krenarë kur shohim që një njeri bën përpjekje dhe dështon na jep neve forcë që ja nuk duhet të dalësh përtej kufijve. Ajo telenovelë do të ngordhë një ditë dhe e vërteta do të shfaqet.

Parashqevia ka qenë peng dhe po mbahet peng përsëri në një farë mënyre dhe nuk është e zonja të shprehë atë që ajo ka kaluar dhe përjetuar, kush është mësimi që ajo na jep. Në një vetëmohim deri në një pikë, vetëm një herë e kam takuar dhe atë ditë që e takova… pas orëve që bëmë muhabet folëm mbi gjithçka mbi të shkuarën tonë, shoqërinë, njerëzit që njoh dhe ku janë”, tha Mustafaraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA