Arkeologët zbulojnë ‘kokën e alienit’ afro 7,000 vjeçare në Gadishullin Arabik (fotot)

19/12/2024 16:32

Arkeologët në Kuvajt thonë se kanë zbuluar një figurinë balte 7000 vjeçare që ka ngjashmëri të theksuara me një alien, prej vrimave të mëdha të hundës, fytyrës së stërgjatur dhe sytë sipas përshkrimeve moderne të pamjes së alienëve.

Studiues polakë e kuvajtjanë zbuluan figurinën e rrallë në impjantin arkeologjik të Bahra mes vendbanimeve të lashta të gadishullit arabik që besohet se datojnë prej viteve 5500 deri në 4900 p.e.s.

Figurina e vogël përshkruhet nga grupi si një kokë e punuar me mjeshtri, me sy të anuara e të mbyllura, hundë të sheshtë dhe kafkë zgjatur nga prapa.

Megjithëse zbulime të tilla nuk jane tipike për komunitetin e Ubaid të epokës së Neolitit, kjo është e para që gjendet në rajonin e Gjirit Persik.

Prof. Piotr Bieliski, i Universitetit të Varshavës komentonte për zbulimin: “Presenca e figurinës ngre pyetje intriguese për qëllimin apo simbolikën e saj, ndoshta një ritual që ky vendbanim ka pasur në atë kohë të largët”.

Që prej nisjes së kërkimeve në Bahra janë zbuluar dy tipe të ndryshme poçaria të lidhura me kulturën Ubaid, të njohura si “poçaria e kuqe” që janë parë edhe në vendndodhje të tjera të gadishullit arabik.

Mjeti më interesant është një poçe e përgatitur pa ngrohje çka konfirmon se ‘Bahra 1’ është vendndodhja më e lashtë e poçarisë në rajonin e Gjirit Persik, shkruan rrjeti Daily Star.

FOTO GALERI
1/3
Arkeologët në Kuvajt thonë se kanë zbuluar një figurinë balte 7000 vjeçare që ka ngjashmëri të theksuara me një alien

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA