“Viktima nuk më ka ngacmuar”/ Gruaja e Majlind Habibit që akuzohet se vrau shokun: Të dy i bashkonte pija, por…

18/12/2024 14:03

Gruaja e Majlind Habibit, 35-vjeçarit që dyshohet se ka kryer vrasjen e Branko Shkozës një javë më parë në Durrës, deklaron se bashkëshorti i saj është i pafajshëm.

Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, bashkëshortja e Majlind Habibit pretendon se deklarata e bashkëshortit se ajo është ngacmuar nga viktima nuk është e vërtetë, dhe se ai mund të jetë intimiduar për ta dhënë atë deklaratë në polici.

Ajo tregon se nuk kishte asnjë komunikim me viktimën, ndërsa bashkëshorti i saj ishte shok me Shkozën dhe të dy pinin së bashku.

Situata nuk është e mirë. As djali nuk është mirë psikologjikisht. Kërkon të atin, o mami ku është babai, a është në burg apo ka ikur. I thashë që ka ikur në Greqi. Më trembet natën shpesh. Kam nevojë ta dërgoj djalin në psikolog. Kur shoh djalin e harroj veten. Ishte një bombë e madhe, mund të prisja shumë gjëra në jetë, edhe vdekjen, por këtë jo. Ka qenë shumë shok me atë që vdiq dhe nuk kanë pasur konflikte me aq sa di. Nuk më ka folur për debate apo konflikt. Dilnin bashkë, nuk ka qenë njeri i keq ai që vdiq. I keqi vetes ka qenë se pinte. Bashkë i afronte vetëm pija.

Edhe Majlindi pinte, por jo në atë gjendje. Viktima flinte rrugëve nga pija. Branko ishte i keqi vetes, nuk ngacmonte njeri, as mua. Nuk më ka ngacmuar asnjëherë as nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me të. Në rrugë as më fliste as i flisja. Nuk e di nëse e ka thënë këtë deklaratë. Majlindi më tha ke thënë në polici që të ngacmuar ai, jo i thash, mua më tha policia që ke thënë ti që mua më ka ngacmuar ai. Nuk më pohoi që e ka thënë. Thjesht më e pyeti a e ke thënë apo jo. Nuk kam vënë re sjellje të çuditshme të bashkëshortit.

Nuk pinte çdo ditë Majlindi, të dielave po. Ditëve të fundit ishte vetëm punë dhe në shtëpi. Më datë 2 nuk ka dalë Majlindi atë natë, e vërtetojnë dhe kamerat e punës që ai ka qenë në punë. Kam dhe mesazhet në telefon që ka qenë duke ardhur në shtëpi. Ai po dridhej atë natë kur deklaroi para policisë. Majlindi më tha që i kishin bërë presion, nuk po e them unë.

Sa i përket akuzave, unë po ta dija ngjarjen do e deklaroja. Kam besimin se nuk e ka kryer ai vrasjen. Ndihem e kërcënuar, më shumë për djalin. Në kohën që ndodhën këto isha shtatzan, dhe e humba në mënyrë spontane”-ka deklaruar ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA