“Të përshpejtohet procesi i integrimit”/ Deklarata e përbashkët e samitit BE-Ballkani Perëndimor: Dinamizëm i ri në proces

18/12/2024 19:34

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po takohen këtë mbrëmje me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zgjerimin dhe posaçërisht mbi planin e rritjes ekonomike për rajonin që aspiron integrimin në bllok.

Boshtin e samitit e përbëjnë çështjet që kanë të bëjnë me perspektivën europiane të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Nga ky samit pritet të dërgohet porosia se BE-ja do ta trajtojë procesin e zgjerimit si prioritet të lartë dhe të shprehë interesin që ky proces të përshpejtohet. Kjo është përfshirë edhe në tekstin e Deklaratës së përbashkët që pritet te miratohet ne përfundim te samitit.

“Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, stabilitet dhe prosperitet. Tash ka një dinamizëm të ri në procesin e zgjerimit. Përshpejtimi i procesit të zgjerimit, bazuar në kushtet e drejta dhe strikte dhe parimet e meritave individuale, është në interes të përbashkët”, thuhet në draftin e këtij dokumenti.

Në Bruksel si më i përparuar në procesin e anëtarësimit konsiderohet Mali i Zi. Procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka nisur në vitin 2022.

Bosnje-Hercegovina ka statusin e vendit kandidat, por deri tani nuk ka nisur negociatat. Kosova është një vend potencial për të qenë kandidat për anëtarësim. Të enjten do të zhvillohet edhe samiti i rregullt i fundivitit i vendeve të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA