Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytet.

Në pranga ra F.H., 29 vjeç, banues në Fier, i cili shpërndante doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në afërsi të gjimnazeve, në Fier.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të cilën dyshohet se e kishte siguruar me qëllim ndarjen në doza dhe shitjen e tyre pranë gjimnazeve të Fierit.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një mjet prerës (biçak), grirëse për lëndën narkotike dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA