Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Vazhdon hetimi për shantazhin ndaj familjes së Michael Schumacher.
Që kur shtatë herë kampioni i botës pësoi atë aksident në vitin 2013, të afërmit e tij kanë dashur ta mbajnë private gjendjen e tij shëndetësore.
Është një mister se si është legjenda e Formula 1 për momentin, pasi asgjë nuk është zbuluar, por familjes i është dashur të përballet me disa shantazhe që tani janë duke u hetuar.
Prokuroria e Wuppertalit është duke hetuar këtë rast shantazhi ndaj familjes së legjendës gjermane dhe në listën e të dyshuarve ka përfshirë edhe një infermiere që merrej me kujdesin e shtatë herë kampionit.
Pas deklaratës së njërit prej burrave që kërkonte shpërblim nga familja për të mos shpërndarë video dhe pamje të papublikuara të gjendjes aktuale të ish-pilotit të F1, ka dalë emri i një të dyshuare që do të hetohet për këtë rast.
Kjo punonjëse që ishte në shërbim të familjes së Schumacher duket se ka dështuar në besimin që i është dhënë dhe tani është në kërkim. Ajo duhet të kishte shkuar për të dëshmuar në seancën e parë të këtij procesi, por nuk u paraqit dhe tani i është shfaqur sërish emri, por këtë herë si e dyshuar për krimin. Kjo pasi, gjatë ndërhyrjes së njërit prej tre të akuzuarve, ai ka theksuar se infermierja i ka ndihmuar në marrjen e informacioneve, pamjeve dhe videove me të cilat shantazhonin familjen e gjermanit.
Kjo ka bërë që më shumë gishta të drejtohen drejt saj si bashkëpunëtore, pasi një nga punonjëset që punon me familjen ka theksuar se dyshuan për infermieren që në momentin e parë të shfaqjes së shantazhit.
Tani për tani kanë nisur të kryhen detyra kërkimi për ta hetuar, pasi nuk dihet vendndodhja e tij.
Top Channel