Një sasi e madhe droge është kapur në Portin e Igumenicës, duke e bërë sasinë e tretë të drogës të kapur brenda një jave në portet greke, pas atyre në Selanik e Pire.

Gjatë kontrollit në një kamion që vinte i imbarkuar në traget nga Italia, me drejtues shtetas grek 57 vjeç, policia gjeti dhe sekuestroi 317 kg 350 gram marijuanë të llojit “Skunk”, 16 kg 810 gram kokainë, 25 kg 240 gram methamfetaminë kristal e llojit “Ice”, 20 litra aceton për përzierje të lëndës narkotike, 1 kallëp prese kokaine.

Policia greke vijon hetimet për zbulimin e grupit kriminal përgjegjës për këtë sasi rekord.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA