Kryeministri Edi Rama vijon edhe sot takimet në Bruksel.
Në orën 9:00 u nënshkrua Dokumenti i Partneritetit me Bashkimin Europian nga Ministrat Igli Hasani dhe Pirro Vëngu.
Në orën 9:15 u zhvillua një takim me Kaja Kallas, Zv/ Presidenten e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Në orën 13.45 pritet të zhvillohet takim me Marta Kos, Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.
Ndërsa në orën 17:45 pritet të zhvillohet seancë plenare e Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor.
Agjenda e Ramës:
09.00 – Nënshkrim i Dokumentit të Partneritetit me Bashkimin Europian nga Ministrat Hasani dhe Vëngu.
09.15 – Takim me znj. Kaja Kallas, Zv/ President i Komisionit Europian dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
13.45 – Takim me znj. Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.
17:45 – Seancë plenare, Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria avancoi rrugëtimin drejt unionit europian, duke zhvilluar mbledhjet e tretë ndërqeveritare me BE dhe hapjen e kapitullit të gjashtë.
Nga Brukseli kryeministri Edi Rama e komentoi këtë zhvillim si “një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë”.
Sipas kryemisnistri Rama ambicia jonë është të hapim më shumë grup-kapituj duke shpresuar që kjo të ndodhë në pranverë me ambicien që viti i ardhshëm të mbyllet me grup-kapitujt e hapur.
Kryeministri Edi Rama, Péter Ziarto Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, vend që mban edhe Presidencën e radhës së BE-së, dhe Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin komentuan këtë hap historik të Shqipërisë.
Top Channel