Protesta e taksistëve në Elbasan! Dalin në rrugë dhe kërkojnë ndaljen e konkurrencës nga ilegalët
18/12/2024 12:29
Taksistët e Elbasanit kanë protestuar sot për të kundërshtuar konkurrencën e pandershme që u bëhet nga taksitë elektrike.
Këto të fundit ofrojnë çmim më të ulët duke i çuar drejt falimentimit.
Taksistët kanë kërkuar nga policia e rendit dhe ajo bashkiake të marrë masa ndaj kësaj konkurrence dhe të respektohet vendqëndrimi i secilës taksi të licencuar.
Elbasani ka mbi 100 taksi të ligjshme, por ka edhe nga atom jete që shërbimin e ofrojnë në të zezë.
Taksistët lajmëruan se do t’i përshkallëzojnë protestat në rast se nuk gjendet një zgjidhje.
Top Channel