Një muaj nga vrasja e Martinit, mamaja e tij mes lotësh në protestë: Zemra ime është e thyer, kam çdo moment buzëqeshjen e tij

18/12/2024 13:55

Ndërsa është bërë një muaj nga vrasja e Martin Canit, një protestë është zhvilluar në Tiranë.

Një grup qytetarësh u nisën nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit.

Në protestë ishin edhe prindërit e viktimës Angel dhe Florina Cani, të cilët kërkuan dorëheqjen e drejtuesve të disa prej institucioneve të përfshira në këtë ngjarje.

Mamaja e Martinit: Kush ishte ai që nuk e mbrojti Martinin, dua të japin të gjithë dorëheqjen, ishte një fëmijë i buzëqeshurm e kam në çdo moment buzëqeshjen e Martinit. Ai ishte i përpiktë, nuk jam fjalë, nuk jam vetëm nëna e Martinit sot, të mbrohen të gjithë Martinët e tjerë, zemra ime është e thyer. Dua dorëheqjen e ministres, mësuesja nuk më tha asnjë fjalë. Ku ishte mësuesja, nuk mendoj se nuk do të kishte një parandalim për ata fëmijë, parandalimi vjen tek dera e shkollës, nuk bënë asgjë për Martinin dhe, dorëheqje nga dera e shkollës deri në ministri. Drejtësi për Martinin dhe Luisin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA