Sot hapet gara ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.
Gonzato: Përtej numrave që në vetvete flasin shumë, mund të përqendrohemi tek fakti se sa i rëndësishëm është ky projekt, do të sjellë përfitim për shqiptarët dhe Rajonin, do bëjmë lidhjen e shqiptarëve me anë të hekurudhës, harrojmë që elementi më i rëndësishëm është ai me kontaktet mes qytetarëve.
Lidhjet ajrore janë përmirësuar, edhe ato rrugore, edhe pse nuk janë në të njëjtin nivel që ishin. Duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme që vendet e rajonit të jenë të lidhura me njëra tjetrën.
Pjesë e strategjisë evropiane për të zgjeruar rrjetin evropian të transportit, hap jetik për integrimin rajonal, mezi presim lançimin me korridorin 8. Ky projekt do sjellë përfitime konkrete, por do të sjellë më shumë turizëm ndërkombëtar. Për shembull djali im nuk mund të përdorë avionë për shkak të klimës edhe më tha mund të vij me tren në Tiranë dhe i thashë jo nuk mundesh dhe atij iu desh të shkonte deri në Itali me tren.
Top Channel