Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mbrëmjen e së mërkurës, me një atentat të ndodhur në lagjen “Çole”, ku mbetën dy persona të plagosur.

Atentati me kallashnikov ndodhi në një kryqëzimin e lagjes “Çole”, ku drejt një automjeti që dyshohet se i përkiste shënjestrës, janë lëshuar breshëri plumbash.

I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Kejvin Hajrulla, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatorëve, teksa po ashtu plumbat kanë kapur edhe 35-vjeçarin Armand Spahiu, shitësi i një dyqani aty pranë, i cili është goditur gabimisht nga të shtënat.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe policia njoftoi se Kejvin Hajrulla ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe ka plagë në bark dhe pjesë të tjera të trupit, ndërsa Spahiu është jashtë rrezikut.

Kevjn Hajrulla 30 vjeç rezulton të jetë kushëri i të njohurit si i forti i Vlorës, Inez Hajrullës, i cili i ka shpëtuar tre atentateve ndër vite.

Menjëherë pas ngjarjes, është gjetur dhe një makinë e djegur në fshatin Panaja të Vlorës, e cila dyshohet se i përkiste autorëve të atentatit. Brenda në mjet janë gjetur dhe 2 kallashnikov dhe dy krerë.

Vetëm pak ditë më parë, më 8 dhjetor një tjetër atentat ndodhi në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë, ku u vendos tritol në lokalin e familjarëve të Bledar Birçajt, i ekzekutuar me kallashnikov në verën e vitit 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA