18/12 18:07
Kryeministri Edi Rama vijon edhe sot takimet në Bruksel.
Rama zhvilloi një takim me Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, ku nuk munguan as batutat mes tyre.
Kos vuri në dukje gjatësinë e saj përballë kreut të qeverisë, ku ky i fundit “Kur janë bashkë një një i madh (me trup) dhe një më i vogël, vëmendjen e merr i vogli (me trup).”
Në orën 9:00 u nënshkrua Dokumenti i Partneritetit me Bashkimin Europian nga Ministrat Igli Hasani dhe Pirro Vëngu. Ndërsa në orën 9:15 u zhvillua një takim me Kaja Kallas, Zv/ Presidenten e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Top Channel