Ish-futbollisti Igli Tare ka rrëfyer në “procesin Sportiv” ngjarjet e 2014 në Beograd, aty ku ai ka qenë duke ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare me atë serbe.
Tare deklaroi se ka qenë një eksperiencë e keqe, teksa janë detyruar të braktisin vendin në kohë rekord, kjo për shkak të rrezikut.
Gjatë kësaj kohe, ai tregoi se i ka shoqëruar shërbimi sekret serb, e më pas policia.
“E mora vesh shortin… ne kemi ndeshjen e famshme në Beograd. Puna e shortit sapo ndodhi e kujtova atë. Kemi përjetuar një aventurë, sa të tmerrshme aq edhe të bukur. Na njohën kur u futëm aty dhe kur doli droni na sulmuan aty në tribunë.
Patëm disa përplasje, por në fund ishte një eksperiencë akoma më e keqe. Dolëm nga stadiumi të shoqëruar me shërbimet sekrete serbe, shkuam në hotel dhe kemi marrë valixhet. Jemi larguar të shoqëruar me polici deri në dalje”, u shpreh Tare.
Ish-futbollisti foli edhe për ndeshjet e Shqipërisë, ku veçoi disa nga futbollistët.
“Nga ana sportive besoj që skuadra për sa i përket repartit të sulmit ka shumë opsione. Është Uzuni, Broja, Daku dhe Seferi e ka merituar fushën. Ka shumë… Bajrami, Muçi, janë lojtarë që kanë shumë potencial dhe se nuk e kanë shprehur të gjithë potencialin që kanë.
Nuk e kanë shprehur të gjithë potencialin që ka kjo skuadër. Nuk e besoj, me eksperiencën që kanë lojtarët tanë, nuk mund të futemi si inferiorë. Me Anglinë nuk kemi çfarë të humbasim. Është një eksperiencë tjetër”, tha Tare.
Top Channel