Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është në momentin më të mirë të historisë së saj.
Ndër të tjera kryesocialisti tha se “besoj se të gjithë ne ta bëjmë Shqipërinë, Evropën e Ballkanit Perëndimor, pasi jemi të mirë pozicionuar për ta bërë këtë”.
“Për ne është e qartë, ne jemi të ndërgjegjshëm që Europa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga vlera, demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe siguria e përbashkët.
Nu ka dyshim në mendjen tonë se një Europë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar. Dhe do të jetë më e sigurtë. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret. Ne duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tonë ta shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027. e me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por ne e kemi ndarë këtë së bashku, jo vetëm me Presidencën hungareze por pikë së pari me Komisionin që na ka mbështetur gjatë gjithë presidencave, që kemi punuar dhe është thelbësore për ne që, duke mos harruar dhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritave dhe ky parim në bazë të meritave është shumë i rëndësishëm sepse do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë aq mirë sa të jetë e mundur për hatrin tonë.
E kam përsëritur shpeshherë që është e rëndësishme të jemi të mes të Europës dhe është një bekim që vendet që kanë pasur histori si e jona dhe që jetojnë në kontinente të tjera që duan të bëhen demokraci dhe ekonomi të tregut të hapur nuk munden dhe prandaj ata kanë shumë më të tepër vështirësi për t’ia arritur. Ndërsa ne e kemi dhe ky kapitull i dijes së një shteti që funksionon ashtu si një shtet anëtar i BE se si të ndërtojë institucione, si të reformojë të gjithë sektorët dhe sesi të krijojë kushtet për ndarjen e pushteteve, është një dhuratë për ne që jetojmë në mes të Europës, që ne ta shohim të ardhmen në BE. Prandaj ne duam të bëjmë sa më mirë të jetë e mundur dhe besoj se të gjithë ne shpresojmë ta bëjmë Shqipërinë Europën e Ballkanit Perëndimor sepse jemi mirë të pozicionuar për ta bërë këtë.
Dhe ne na duhet të kapim nga ky bashkëpunim dhe partneritet për ta bërë një gjë të tillë dhe ne jemi të përkushtuar që të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo më sytë e së shkuarës që e ka parandaluar vendin tonë dhe rajonin dhe shumë vende në Ballkanin Perëndimor që të progresojnë aq shumë sa duhet.
Thënë të gjitha këto dhe me bindjen që ne jemi në momentin më të mirë të historisë sonë dhe që Europa dhe BE është në momentin më të mirë për të kuptuar se ne, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e saj dhe ne do të bëjmë më të mirën tone, dhe më duhet të ndaj me ju me shumë sinqeritet, që ky moment ka mbyllur diçka që ne kemi filluar ta dyshonim, tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë. Nuk është aq e madhe por është një fakt që është aty dhe që pulson dhe jeton.Faleminderit i dashur Peter, faleminderit komisionere dhe po ua kaloj fjalën moderatores hungareze.“, u shpreh Rama.
Top Channel